Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita e hënë, 30 nëntor do të jetë ditë e rregullt pune, shkruan Reporteri.
Në njoftim thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.
Njoftimi thekson se k vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.
Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.