×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj refuzon të shkojë për raportim në Komisionin për Shëndetësi

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 16:36

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka refuzuar ftesën e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për raportim.


    Përkundër që anëtarët e këtij komisioni që disa herë janë duke e ftuar atë për raportim, ai ka refuzuar përsëri kërkesën e tyre.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj.

    Ajo ka thënë për Express se disa herë e kanë ftuar për raportim në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë në vend, ministrin Zemaj, por që i njëjti nuk ka pranuar ftesën e tyre.

    “Ka disa ditë që komisioni e ka ftuar ministrin për të diskutuar për pandeminë e për vendimet e fundit, por ai sot na ka refuzuar ftesën”, ka thënë ajo.

    Sipas Reshitaj, arsyetimi që i është dhënë, është se për shkak të agjendës ministri nuk do të marrë pjesë në raportim.

    “ Sot na ka ardhur një email ku është shkruar se për shkak të agjendës ministri nuk mund të jetë prezent në mbledhjen e komisionit”, ka thënë ajo.

    Përndryshe, ministri Zemaj është kritikuar gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës për menaxhimin që po bënë me pandeminë.

    Atij i është kërkuar që të rimbursoj të gjithë qytetarët që kanë qenë të infektuar me Covid-19, për shkak të shpenzimeve të mëdha që kanë pasur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!