Sot bëhen 20 vjet nga Beteja e Çabratit në Gjakovë.
Në nder të kësaj date sot do të mbahet akademi përkujtimore ku do të merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Luftimet mes UÇK-së dhe ushtrisë serbe u zhvilluan në qytetin e Gjakovës më 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999.
Nga kjo betejë ranë shtatë dëshmorë dhe 41 civilë.