Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për humbjen e partisë së tij në zgjedhjet locale në qytetin e Prizrenit.
Ai nga qyteti i Istogut, ku u zbulua kompleksi memorial i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka thënë se LDK në asnjë kohë nuk ka mundur ta gjunjëzojnë dhe as në të ardhmen nuk do ta bëjnë këtë.
“S’ka pas sfidë, as kohë që kanë mundur të na gjunjëzojnë dhe as nuk do të munden”, ka thënë Haziri, shkruan Reporteri.net.
Nënkryetari i LDK-së edhe gjatë homazheve që bëri sot te varri i presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, ndërsa foli për humbjen e Podujevës, tha se LDK do të ec pa ndalë, dhe se pa këtë parti siç pohoi nuk ka as zgjidhje as zgjedhje.
“Po kalojmë në dite të vështira nganjëherë, por kjo na nxjerrë më të fortë, një garë politike në një komunë nuk duhet të merret si suksesi apo humbja e dekadës, është mësim i mirë për t’u përgatitur për procese më të mëdha. LDK do të jetë këtu dhe pa të nuk ka as zgjidhje as zgjedhje”, tha Haziri.
Kujtojmë se Vetëvendosje fitoi të dielën zgjedhjet lokale në Podujevë pa balotazh duke ia shkaktuar humbjen e parë LDK-së në këtë komunë. /Reporteri.net/.