×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj i PDK-së ia shuan shpresat Haradinajt: Pozita e presidentit na takon neve

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 14:36

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ia ka shuar shpresat kreut të AAK-së për t’u bërë president.


    Ai thotë se PDK nuk i jep vota asnjë kandidati të partive në pushtet për pozitën e presidentit.

    Hoxhaj mohoi se PDK-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, por shtoi se do të përfshihet në temën e zgjedhjes së presidentit të ri, shkruan Reporteri.net.

    “Që ta kuptoni drejt qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike. Një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit. Presidenti është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës. Por në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokartike të Kosovës”, tha Hoxhaj.

    Kujtojmë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka bërë të qartë disa herë se nëse ai nuk bëhet president, vendi do të shkojë në zgjedhjet ë reja.

    Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, për shkak të ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, pozitën e ushtrueses së detyrës po e ushtron Vjosa Osmani. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!