Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Iowa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga gjenerali Timothy Orr, shkruan Reporteri.net
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë që Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë ndërtuar ndër vite, si dhe për modalitetet e bashkëpunimin në të ardhmen.
Kryeparlamentari Veseli falënderoi Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe shtetin e Iowa-s në përgjithësi, për mbështetjen e madhe dhënë Kosovës në fushën e sigurisë, sidomos në përgatitjen e kuadrove ushtarakë.
Veseli tha se mbështetja ushtarake për Kosovën është e nevojshme, sidomos tani kur ajo po ndërton kapacitetet e saj të plota ushtarake. Gjenerali Timothy Orr, nga ana e tij, ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën.
“Jam i nderuar te takoj kryeparlamentarin Veseli dhe ta falënderoj për përkrahjen e tij për këtë marrëdhënie të veçantë mes shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës. Angazhimi i tij demonstron përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e partneritetit ndërmjet sektorëve kritikë që përfshijnë edukimin, biznesin dhe agrikulturën, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi gjenerali Orr.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.