Mbrëmë në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e një gruaje dhe një fëmije duke fjetur në rrugë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Drejtori për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj.
Kukaj ka thënë se kjo foto është fake news dhe se fotografia është realizuar në Siri para tri vitesh.
Shkrimi i plotë:
Nje njoftim casti!
Sonte ne mbremje eshte vene ne qarkullim nje lajm me nje fotografi ku shihet nje grua me femije e shtrire ne trotuar duke pretenduar se eshte fotografi aktuale ne Prishtine. Policia e Kosoves dhe punetori social kujdestar nga Qendra per Pune Sociale ne Prishtine jane angazhuar per dy ore ne qytet qe ta vertetojne kete lajm dhe ai doli te jete nje FAKE NEËS. Fotografia si duket eshte nga Siria, e vitit 2017.
Prandaj, marr shkas kete lajm te rreme qe te ju bej thirrje qe mos biem pre e klikimeve fallco dhe nese ju rastis qe me te vertete hasni ne te tilla pamje ne Komune te Prishtines, te kontaktoni Policine e Kosoves ne numri 192.
Ju falemnderoj per interesimin e cdonjerit prej jush dhe njekohesisht ndaj me ju te njejtin shqetesim per pamjet e tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.