×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 15:57

    “Komunist”, “ministër i fundit i krahinës socialiste të Kosovës”, e quajti dje deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, kreun e partisë së tij, Isa Mustafa, pas një deklarate të këtij të fundit për Vjosa Osmanin në një debat televiziv.


    Pas kësaj deklarate kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ia vlen të merresh me Haxhi Avdylin, si dhe me Haki Abazin, ish-zv.kryeministër në qeverinë Kurti.

    Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar Haki Abazi.

    Në një postim në “Facebook”, Abazi ka thënë se Isa Mustafa frikësohet se Shpejtim Bulliqi do të ja kërkoj lejen e ndërtimit për shtëpinë në Prapashticë.

    “Se ç’ja paskam zënë rrugën Isës, e kuptoj e ka të rëndë me shku në Prapashticë se prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit. Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet!”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë që fshati Prapashticë prej nga e ka prejardhjen lideri i LDK-së gjendet në komunën e Prishtinës dhe nuk ka lidhje me komunën e Podujevës siç ka pretenduar Abazi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!