Një 11 vjeçar është goditur nga vetura në orët e pasditës të enjten në Han të Elezit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
“Po, para 20 minuta një veturë ka goditur një person të moshës rreth 11-vjeçare, i cili është dërguar ne ambulance për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësorë”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.
Ai tha se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin.
Kujtojmë se po sot ndodhi një aksident i rëndë trafiku në qytetin e Vitisë, ku vdiq një person dhe 3 të tjerë u lënduan. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.