×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantin e KFOR-it

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 18:07

    U.d. e Presidentes së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në Ligjin për Dhënien e Dekoratave, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e në ruajtjen e paqes dhe mbështetjen për komponentën e sigurisë, ia ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ish-komandantit të KFOR-it gjeneralmajor Michele Risi.


    Në emër të gjeneralmajor Risi, medaljen e ka pranuar komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

    Të njëjtën dekoratë, u.d. e presidentit, Osmani ia ka ndarë edhe ish-këshilltarit, ushtarakut bilateral nga Republika e Italisë për Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Vincenzo Stella, të cilën në emër të tij, e ka pranuar gjeneralmajor Federici.

    Medalja Presidenciale Ushtarake është dekoratë shtetërore e Kosovës, e cila u jepet ushtarakëve vendës e të huaj, të cilët kontribuojnë në cilësinë e aftësive ushtarake e të mbrojtjes së vendit.

    Në ceremoninë e dekorimit të ushtarakëve italianë kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni si dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!