×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj për bashkimin kombëtar: Nuk përkon me realitetin politik

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 21:24
    © Reporteri.net / Foto: Raif Selimi

    Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka folur lidhur me idenë e bashkimit kombëtar, teksa ka thënë se nuk është e mundur të zbatohet një projekt i tillë.


    Cakaj, i ftuar në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10, ka thënë se ideja e bashkimit territorial mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk përkon me rrethanat politike.

    “Çështja e bashkimit kombëtar nuk përkon me rrethanat objektive. Ne jemi në një rrethanë jemi krejtësisht të posaçme. Unë me politikën e Shqipërisë e kam parë të arsyeshme për bashkërendimin institucional me Kosovën. Prandaj jemi tu vazhduar çështjen e hapësirave të konsullatave në shtete të jashtme”, ka thënë ndër të tjera ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!