×
  • Lajme
  • Lajme

    “Harrojnë” koronavirusin, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 10:52

    Pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh duke krijuar edhe radhë të gjata mëngjesin e kësaj të shtune.


    Sipas policisë kufitare të Morinës deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë. Pika kufitare po punon me 4 sportele.

    Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, duke përfituar edhe nga koha e mirë, por dhe nga masat kufizuese për pandeminë më të lehta, krahasuar me ato që ka marrë qeveria e Kosovës.

    Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve nga Covid-19 me 13 mijë e 561 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!