Komuna e Ferizajt ka dal me një njoftim për pacientët që janë duke u trajtuar me Covid-19. Edhe pse ka pasur raportime që në spitalet e vendit ka mungesë të oksigjenit, këto deklarata po quhen spekulime nga kjo komunë.
Në faqen zyrtare të komunës së Ferizajt në “Facebook”, është hedhur një njoftim ku bëhet thirrje që të mos krijohet panik për çështjen e oksigjenit, shkruan Gazeta Express.
“Pas disa spekulimeve, Shtabi Emergjent Komunal siguron se nuk ka nevojë për panik, duke njoftuar se nuk ka pasur dhe nuk ka mungesë të oksigjenit për të infektuarit me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Ferizajt. Andaj, Shtabi Emergjent Komunal siguron qytetarët e Ferizajt duke konfirmuar se ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin COVID-19, që po marrin shërbimin shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Në ndërkohë dje në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u zotua se do të ketë furnizim me oksigjen në spitale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.