Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se të gjitha Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët në kohë pandemie.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se po bëjnë çdo përpjekje që të ketë avansime në sistemin shëndetësor dhe të bëjnë furnizime për pacientët, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu ai ka bërë të ditur se po investojnë në Klinikën e Radiologjisë dhe nuk do të ndalen me investime.
Ky është postimi i tij i plotë:
Spitalet e Përgjithshme dhe klinikat për furnizime me barna dhe paisje medicionale, janë prioritet!
Klinika Emergjente, Neurologjisë, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera, janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët edhe në këtë kohë pandemie.
Po bëjmë çdo përpjekje që të kemi avansime në sistemin shëndetësor dhe të bëjmë furnizime për pacientët tanë.
Në Klinikën e Radiologjisë po investojmë, Rentgeni statik është investimi më i ri. Nuk do të ndalemi.
Të nderuar qytetarë,
Duke respektuar masat anti covid, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienen personale, jo vetëm që do t’ia lehtësojmë jetën vetes dhe familjes, por edhe punën e personelit shëndetësor dhe shtetin.
Bashkë ia dalim! /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.