Në një raport të publikuar sot thuhet se njerëzit e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, kanë shpërndarë lajme të rreme për ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit.
Në këtë raport thuhet se njerëzit e afërt me ish-kryeministrin Kurti, kanë manipuluar mediat shtetërore për të shpërndarë lajme të rreme kinse Vjosa Osmani është agjente ruse.
Një gjë e tillë në raport thuhet se është e rrezikshme për një vend si Kosova që ka konsensus të plotë pro-Nato’s.
“Pasiguria gjeopolitike krijon mundësi që ‘aktorët’ vendas të përhapin dezinformim poashtu. Kosova është një rast kyç në këtë drejtim. Për shembull, ‘aktorët’ vendas të përfshirë në qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti besohet se kanë manipuluar mediat shtetërore për të shpërndarë lajme të rreme duke akuzuar Vjosa Osmanin, një kandidate e opozitës për kryeministre në zgjedhjet parlamentare 2019, si agjente ruse – një akuzë e dëmshme në një vend me një konsensus të fortë pro-NATO-s. Në të vërtetë, politikanët e zakonshëm në Kosovë kirjojnë përshtypje të gabuara në publik si rezultat i gazetarëve që shpërndajnë dezinformata”, thuhet në këtë raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.