Të mërkurën e ardhshme një delegacion i Kosovës, do të vizitojë punimet në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë. Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar, ka thënë se punimet do të vazhdojnë deri të dihet se janë kryet të gjitha punimet dhe aty nuk ka mbetje mortore.
Në këtë lokacion ditën e djeshme janë gjetur mbetje mortore, kurse punimet kanë vazhduar edhe sot. Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore, të cilat mendohen se janë të shqiptarëve të Kosovës.
Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odaloviç kanë monitoruar nga afër gërmimet në këtë pjesë.
“Përderisa kemi edhe mbi 1600 persona të zhdukur, natyrisht se nevojitet edhe një angazhim i pandalshëm që të zbardhet fati i personave te zhdukur”, ka deklaruar Ibrahim Makolli, kryetar i Delegacionit të Kosovës.
Makolli tha se hulumtimi i përbashkët ka konfirmuar se janë edhe dy vendndodhje të varrezave masive të mundshme në Serbi, afër Novi Pazarit dhe Sjenicës. Kreu i delegacionit të Beogradit, Velko Odalloviç, tha se ai nuk mund të deklarojë asgjë me siguri për numrin e trupave në Kizhevak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.