Joe Biden tashmë i ka 270 votat e nevojshme në Kolegj për t’u zgjedhur President i Shteteve të Bashkuara në votimin e 14 Dhjetorit. Kalifornia, shteti federal me më shumë vota kolegjiale certifikoi fitoren e kandidatit demokrat.
Ky shtet dërgon 55 delegatë në Kolegj dhe Biden tashmë ka një mbështetje prej 279 votash, 18 vota mbi minimumin e nevojshëm për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Mbeten për t’u certifikuar rezultatet edhe në 5 shtete federale amerikane, Kolorado, Misuri, Virxhinian Perëndimore, Nju Xhersi dhe Hauai. Rezultati përfundimtar i mbështetjes në Kolegj pritet të jetë 306 vota për Biden dhe 232 për Trump.
Edhe pse Trump nuk heq dorë nga betejat ligjore, gjykatat federale vijojnë t’i hedhin poshtë ankimimet e tij për manipulime me votat.
Rasti më i fundit ishte ai i Uiskonsinit, ndërsa pritet që padia e radhës të ngrihet në Xhorxhia ku Trump pretendon për 100 mijë vota të parregullta.
Ndërsa planet e Biden kanë arritur deri tek ceremonia e 20 Janarit për marrjen e presidencës, që pritet të jetë tepër e kufizuar për shkak të pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.