Policia ka arrestuar një 49 vjeçare të identifikuar si Adelina Haxhiraj nën akuzën se hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm.
Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderueshme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve. Policia ka njoftuar se 49-vjeçarja e ndaluar është me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Investitori” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.