Imunologu amerikan Anthony Fauci, ka paralajmëruar për rritje të rasteve të reja me COVID-19 pas festës së Krishtlindjes, e pikërisht për këtë konsideron se kjo periudhë do të jetë më i vështira pas Ditës së Falënderimeve, shkruan CNN.
Javën e kaluar në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, që është java më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ekspertët shëndetësore paralajmërojnë së më e keqja pritet të vjen. Ata kanë ngritur alarmin që numri i të vdekurve gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të rritet, sepse njerëzit gjatë festave të fundvitit do të takohen me familjarët e tyre – pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë.
“Mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm sepse të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’ju bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyll vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike. Megjithatë, nuk mund të shmangim faktin që do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka shtuar eksperti amerikan për sëmundje infektive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.