×
  • Lajme
  • Botë

    Kapen rreth 75 kg hashash në Romë, 2 shqiptarë në pranga

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 14:40

    Autoritetet policore italiane në qytetin e Romës kanë sekuestruar rreth 75 kg hashash e kanë vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë me incialet P.A 31 e B.A 37 vjeç.


    Arrestimi i tyre erdhi pas një kontrolli në territor në një lagje periferike të Romës, i cili coj në ndalimin e një automjeti drejtuar nga shqiptari 37 vjeçar.

    Me ndihmën e qenve antidrogë fshehu në një nga sediljet e automjetit u gjet një çantë stofi e zezë me 12 pako hashash e me peshë rreth 13.24 kg hashash.

    Më pas kontrolli në banesën e shqiptarit në komunën Castelnuovo di Porto çoj në gjetjen e rreth 61 kg të tjerë hashash fshehur në një dollap në dhomën e gjumit, së bashku me isntrumente për përgatitjen e konfeksionimin e dozave të drogës.

    https://www.youtube.com/watch?v=4tjY5Ag6IQs&feature=emb_title

    37 vjeçari shqiptar u vu në pranga për trafik lëndësh narkotike.

    Antidroga e Romës arrestoj dhe një tjetër shqiptar 31 vjeç i cili u kap ndërsa po hynte në banesën e 37 vjeçarit.

    Dy shqiptarët ndodhen burgun e Latinës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!