×
  • Lajme
  • Botë

    Pfizer: Njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës, për t’u ndjerë të sigurt se janë të mbrojtur me 95 për qind

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 20:07

    Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane Pfizer, Albert Bourla, tha se derisa kompania pa një farë niveli mbrojtje 12 ditë pas dozës së parë të vaksinës së tyre kundër COVID-19 – “mbrojtja nuk është e plotë”.


    “Kjo është një vaksinë me dy doza, kështu që njerëzit duhet të marrin dy doza për t’u ndjerë të sigurt se janë të mbrojtur me 95 për qind – 95 për qind mundësi për t’u mbrojtur”, tha Bourla të martën.

    “Me një dozë, efikasiteti është rreth 50 për qind, diçka e tillë”, theksoi ai.

    Bourla rrëfen se nga një këndvështrim epidemiologjik, kjo është e rëndësishme sepse kur një popullatë fillon të zhvillojë një lloj imuniteti nga doza e parë, “kjo ndihmon”, transmeton Telegrafi.

    “Por duhet ta them përsëri, është një gabim i madh nëse dikush përpiqet ta kryej injektimin me vetëm një dozë, kur me dy, ju pothuajse dyfishoni mbrojtjen”, potencoi shefi i Pfizer.

    Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që ka filluar vaksinimin e qytetarëve të saj me vaksinën e Pfizer dhe BioNTech.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!