×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama takohet me shefin e kompanisë së vaksinave, mësohet kur do t’i marrin shqiptarët

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 16:39

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një foto me Drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë Pfizer, e cila ka prodhuar vaksinën e parë të coronavirusit me efikasitet 95%.


    “Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse”, shkruan Kryeministri bashkëngjitur fotos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!