Vijojnë protestat në Tiranë . Pasi janë larguar nga kryeministria ku policia përdori gazin lotsjellës, protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit.
Përpara bashkisë ata kanë sulmuar me gurë disa nga dritaret e këtij institucioni dhe më pas janë drejtuar në sheshin “Skënderbej”.
Aty protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjes.
Protesta vijon prej disa orësh tashmë, ndërsa protestuesit janë shprehur se nuk do të largohen deri sa të vendoset drejtësi për Klodjan Rashën, 25-vjeçari që u vra një ditë më parë nga një efektiv policie.
Pas agravimit të protestës te Kryeministria, ku protestuesit kanë shkulur pllakat e Bulevardit dhe kanë qëlluar në drejtim të policisë kanë ndërhyrë dhe Forcat Speciale.
Raportohet se nga taraca e kryeministrisë, Forcat Speciale kanë lëshuar gaz lotsjells, duke bërë që një pjesë e madhe e protestuesve të largohen.
Sulmi ishte i papritur pasi ishte paralajmëruar protestë paqësore.
Gjatë gjithë kohës protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe drejtësi për vrasjen e të riut Klodian Rasha, dje nga një efektiv policie.