×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Nuk na vret të gjithëve Gjeneral!” Mesazhi nga Shkodra që shkrua në darkë dhe u fshi në mëngjes

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 12:17

    Në Shkodër, nuk pati protestat mbrëmjen së mërkurës ashtu si si në pjesën më të madhe të vendit për vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, por edhe në kryeqendrën e veriut nuk ka munguar një mesazh për ministrin e Brendshëm Sandër Llesha.


    “Nuk na vret të gjithë Gjeneral” ishte shkruar gjatë natës në murin e selisë së Partisë Socialiste.

    Në mëngjes, parrulla ishte mbuluar me boje!

    Për protestën e mbrëmshme është në kërkim reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, pasi mori pjesë në protestën e organizuar mbrëmë për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

    Reperi duket se ka sfiduar policinë përmes rrjeteve sociale.

    Ai ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet duke kënduar në automjetin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!