Ushtria amerikane thotë se do të dërgojë një anije ushtarake – spital në rajonin e Venezuelës, treguesi më i fundit i përfshirjes më të madhe të SHBA në krizën që ka përfshirë vendin e Amerikës së Jugut.
Një zyrtar i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se anija – spital e USNS Comfort “do të dislokohet në ujërat e Amerikës Jugore javët e ardhshme”. Zyrtari tha se anija Comfort do të jetë në një “dislokim standard, që do të përfshijë kujdesin për refugjatët venezuelianë”.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë kohët e fundit se po konsiderojnë opsionin ushtarak në Venezuelë, ndërsa SHBA intensifikojnë presionin diplomatik dhe ekonomik në vendin e pasur me naftë, transmeton noa.
SHBA kanë njohur Asamblenë Kombëtare dhe kreun e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës dhe i kanë bërë thirrje Presidentit Nicolas Maduro të japë dorëheqjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.