×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tensionohet situata, policia hedh ujë dhe gaz lotjsellës

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 19:45

    Edhe pse protesta po vijonte paqësisht rrugëve të Tiranës, Policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve.


    Ata ishin duke marshuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

    Protestuesit kanë mbërritur tashmë para kryeministrisë ku në shenjë revolte edhe për sjelljen dhe dhunën policore janë shtrirë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Ndërkohë që nuk mungojnë thirrjet kundër qeverisë dhe drejtorit të Përgjithshëm Policisë Ardi Veliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!