Bekë Berisha ka disa javë që po sfidon temperaturat e ftohta.
Sportet ekstreme me sa duket janë sporti i preferuar i i deputetit Bekë Berisha.
Deputeti Berisha njihet prej vitesh për këtë pasion të veçantë për të bërë sporte ekstreme në natyrë, shumicën e të cilave i realizon gjatë periudhës më të ftohtë të vitit, shkruan Reporteri.net.
Këto pamje të Bekë Berishës nga zhytja në akull në rrjetet sociale po komentohen jo pak. Ato shpesh po krahason edhe me disa fotografi që qarkullojnë shpesh të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili njihet po ashtu si adhurues i sporteve ekstreme.
Së fundmi Bekë Berisha ka folur edhe për krahasimin me Putinin duke thënë se po të ishte më i ri “do ta kishte rrahur shuplaka Putinin”.
“Putin është i arteve marciale dhe shumë nivele të naltë, nëse krahasohem me të ai është i vjetër, sikur të ishte më i ri ia kisha lënë veshët e në dorë, e kisha rrah shuplaka”, u shpreh Bekë Berisha. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.