×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK: E papranueshme sjellja e deputetit Hekuran Murati ndaj gazetares Leoreta Abazi

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 12:22

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sjelljen e deputetit të VV-së, Hekuran Murati ndaj gazetares Leoreta Abazi.


    AGK  thekson se një sjellje e tillë e një deputeti të Kuvendit të Kosovës karshi një gazetareje është e pahijshme dhe e papranueshme.

    Sipas AGK-së, gazetarët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje pa kërkuar leje paraprake, po aq sa kanë të drejtë zyrtarët politikë dhe shtetërorë të përgjigjen ose të mos përgjigjen në to.

    Reagimi i plotë:

    PRISHTINË, 15.12.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka parë me shqetësim sjelljen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në drejtim të gazetares së “Gazeta Infokus”, Leoreta Abazi.

    Murati përderisa ishte pyetur se sa para të kursyera i ka në Trust, ia ka kapur dhe shtyer mikrofonin gazetares. Për AGK-në, një sjellje e tillë nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është arrogante dhe e papranueshme.

    Gazetarët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje pa kërkuar leje paraprake, po aq sa kanë të drejtë zyrtarët politikë dhe shtetërorë të përgjigjen ose të mos përgiigjen në to. Por, asnjëherë të tentojnë t’i pengojnë kolegët tanë në ushtrimin e profesionit.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë akterëve politikë dhe publikë që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre.
    AGK inkurajon të gjithë kolegët që të mos ndalen së raportuari për çfarëdo shkelje që iu bëhet gjatë ushtrimit të profesionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!