Pas dorëheqjes së mandateve të deputetëve të PD dhe LSI-së, janë bërë ndryshime edhe në strukturat drejtuese të Kuvendit. Për rrjedhojë Murrizi do të zëvendësojë postin e Edi Palokës.
Myslim Murrizi është zgjedhur nënkryetar Kuvendi me 92 vota pro dhe 6 abstenim.
Emërimi i deputetëve të rinj në Komisionet Parlamentare
-Rudina Hajdari kryetare e Komisionit për Integrimin Evropian
-Enver Roxhi kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
-Jalil Jakini nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë
-Fationa Dhimitri kryetare e Komisionit të Medias
-Alban Zeneli kryetari i Komisioni i Sigurisë
-Korab Lita nënkryetar i Komisionit të Ligjeve
-Ralf Gjoni nënkryetar në Komisionin e Jashtëm