Prokuroria e Hagës, në nisje të seancës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ka folur rreth nxjerrjes së dokumenteve.
“Në lidhje me procesin e nxjerrjes së materialeve deri tani prokuroria i ka dorëzuar 1309 materiale potencialisht shfajësuese, dhe kemi bërë nxjerrjen e materialeve mbështetëse, në gjuhën shqipe dhe angleze. Kemi nxjerrë edhe deklarata nga të akuzuarit. Materialet në bazë të rregullës 102/1, prokuroria ka nxjerrë 1764 dokumente, duke marrë parasysh dokumente që kanë probleme teknike. Po kryejmë kontrolle të hollësishme për t’i hequr të gjitha vështirësitë teknike”, tha prokurorja.
Këto dokumente, ka thënë Prokuroria, do t’ia japë më pas mbrojtjes.
Gjykatësi David Hooper përfaqëson Hashim Thaçin, gjykatësja malajziase Venkateswari Alagendra do ta përfaqësojë Jakup Krasniqin, gjykatësi britanik David Young, Rexhep Selimin dhe britaniku Ben Emmerson, Kadri Veselin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.