×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi e sulmoi Bekim Jashari, reagon djali i Sami Lushtakut

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 23:12

    Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka folur për problemet që ka pasur me ish-kryetarin e Skënderajt dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakun.


    Në emisionin Debat Plus, Jashari thënë se Sami Lushtaku vetëm të mira ka parë nga familja Jashari, shkruan Reporteri.net.

    “Ne e kemi përkrahur atë për t’u bërë komandant i zonës edhe pse ai ishte në ekzil për katër vjet. Atij nuk i takonte ajo pozitë”, tha ndër të tjera Bekim Jashari.

    E menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar djali i Lushtakut, Mërgimi, i cili është edhe deputet nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka postuar një fotografi me citatin e babait të tij, Samiut.

    “Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Lushtaku duke cituar babanë e tij.

    Djali i Hamëz Jasharit po ashtu ka thënë ka pasur debate mes Sami Lushtakut dhe Nuredin Lushtakut për të kandiduar për kryetar të Sk 137nderajt.

    Postim i plotë i Lushtakut:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!