Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka vendosur që të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.
Por pjesëmarrja e tij u kundërshtua nga deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.
Gjatë kohës sa po votohej njëra nga pikat e rendit të ditës, deputetët e VV-së po grushtonin tavolinat e tyre duke bërtitur ‘Jashtë, jashtë, jashtë”
Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që të mblidhen shefat e Grupe Parlamentare për konsultim dhe Kuvendi të shkojë në pauzë për 15 minuta.
VV patën deklaruar që nuk e lejojnë që Selmanaj të jetë pjesë e Kuvendit pas deklarimeve të tij për temën e të pagjeturve
/Reporteri.net