×
  • Lajme
  • Lajme

    Një komunë në Kosovë ndan nga 500 euro për të prekurit nga Covid

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 22:44

    Komuna e Dragashit që drejtohet nga kryetari Shaban Shabani ka formuar komision vlerësues për t’iu ndarë mjete personave të infektuar me Covid-19 dhe familjarëve të personave që kanë vdekur nga ky virus.


    Nga këto subvencione që po i ndan Komuna e Dragashit, deri tash kanë përfituar 179 veta në vlerë 90 mijë e 410 euro.

    Një person i infektuar ka përfituar 505 euro, derisa familjet që iu ka vdekur një familjar nga Covid, kanë përfituar ndihmë 950 euro.

    Sot gjatë ditës IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 385 raste të tjera me koronavirus në nivel vendi.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 442 testime, përveç rasteve të reja janë shëruar 351 persona si dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!