×
  • Lajme
  • Lajme

    Mospajtime në Vetëvendosje, Konjufca e la të hapur koalicionin me PDK-në, Haxhiu del kundër

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 12:07

    Lëvizja Vetëvendosje siç duket nuk është unike sa i përket lidhjes apo jo të koalicionit parazgjedhor me PDK-në.


    Glauk Konjufca ditë më parë në një emision televiziv e la të hapur mundësinë e koalicionit paszgjedhor me PDK-në që tashmë drejtohet nga Enver Hoxhaj, që është edhe kandidat i kësaj partie për kryministër.

    “Koalicionin me PDK nuk e favorizojmë. Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mos favorizimi”, ka thënë Konjufca.

    Por mendim të prerë sa i përket një koalicioni të mundshëm me PDK-në, ka anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu e cila është kategorikisht që të ndodh një gjë të tillë.

    Ajo të vetëm alternativë për një arritje të mundshme bashkëpunimi, e sheh me iniciativën e u.d., të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Koalicionet me partitë tjera, as nuk i kemi diskutuar dhe as nuk e kemi në plan ta hapim atë diskutim. Për ne subjektet sikur PDK, LDK e të tjera janë të njëjta. Ato janë përgjegjëse për kapjen e shtetit dhe degradimin e vendit dhe ne nuk kemi interes të bashkëpunojmë me të njëjtat. Të vetmin interes që e kemi shprehur është bashkëpunimi me Vjosa Osmanin, për çka ende nuk kemi vendosur se cila do të jetë forma e bashkëpunimit. Besoj sqarohet dhe vendoset së shpejti”, ka deklaruar Haxhiu për gazeta blic.

    Kujtojmë se u.d. e presidentes ka takuar partitë për datën e zgjedhjeve, por kjo do të vendoset vetëm pasi të publikohet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    Fundi i janarit, ose fillimi i shkurtit, konkretisht data 7 shkurt janë si opsione të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    Ndryshe, sondazhet e vendosin parti të parë VV, e cila beson se do të marrë mbi 50% të votave të qytetarëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!