Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë kremtojnë sot Krishtlindjen, por ndryshe nga vitet e tjera, në mes të një pandemie të koronavirusit me të cilën bota përballet prej 10 muajsh, po mbahen ndryshe. Besimtarët nuk mund të afrohen e të grumbullohen në objektet e kultit në mesnatë. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së Krishtit nuk do të mbahet në kisha në mesnatë për shkak të kufizimit të orarit, dhe orës policore nga 20:30 deri në orën 06:00.
Mesha e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit në Tiranë ka nisur në orën 18:00 dhe në orën 18:30 në Dioqezat e tjera. Qytetarët pas meshës do të kthehen në shtëpitë e tyre, për të mos i kapur ora policore jashtë.
Në fotot e publikuara nga meshat në Tiranë, por edhe në qytete të tjera si Lezha, tregojnë qytetarët teksa ruajnë distancën, dhe me të shumtët qëndrojnë më maskë, për të mos rrezikuar infektimin apo përhapjen e koronavirusit. Katedralja në Lezhë ka parashikuar dy mesha në dy orare për të shmangur grumbullimet e njerëzve.
Mesnata e Krishtlindjeve për besimtarët e krishterë është një moment tepër i veçantë, ku ata luten për paqe, lumturi, harmoni dhe shëndet.