×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli në ditën e Evropës: Vonesat për heqjen e vizave, njollë për BE-në

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 12:46

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot në ditën e Evropës se BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.


    Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Evropës është një njollë për BE-në.

    Statusi i plotë i Kadri Veselit:

    Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore. Kjo është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote. Kosova beson dhe punon në këtë drejtim. As sfidat që sot kemi, e as hezitimet e institucioneve të BE-së, nuk do të mund të na ndalin në të drejtën tonë legjitime. Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave. BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta. Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Europës është një njollë për BE-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!