×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Kemi bërë 2 katastrofa të mëdha

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 8:22

    Kryeministri Edi Rama konsideroi dy katastrofa të politikës shqiptare në këto 30 vite demokraci.


    Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama tha se kemi hedhur në erë sistemin e pronës dhe nuk kemi ditur të sillemi me zhvillimin.

    Pjesë nga intervista

    Fevziu: Cilat do të jenë pikat që në këto 30 vjet i kemi bërë gabim?

    Rama: Klasa politike nuk është gjë tjetër, përveçse reflektim i shoqërisë në atë periudhë kohe. Nëse do të kthehemi pas në këto 30 vjet, si politikë, si vend kemi bërë dy katastrofa të mëdha. Që është katastrofa e pronës dhe katastrofa e sjelljes me zhvillimin, e pamundësisë për të kontrolluar zhvillimin. Kemi hedh në erë gjithë sistemin e pronës dhe nuk krijuam dot një sistem për shumë e shumë vite.

    Lufta për të vendosur kontroll mbi territorin ka filluar kur unë u bëra kryetar bashkie. Ka vijuar me hope dhe copa dhe ka lejuar që shumë nga pasuritë tona që duhej të ishin asete të së ardhmes, të shkatërrohen dhe abuzohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!