Vrasja e Eva Lerës nga bashkëshorti i saj Todi Lera, tronditi Vlorën dy vjet më parë.
58 vjeçari tentoi vetëvrasjen pasi mbyti me duar bashkëshorten, ndërsa më pas u dënua me burg për krimin e kryer.
Abc njofton Todi Lera ka ndërruar jetë sëfundmi në spitalin e Burgut në QSUT. Burimet bëjnë me dije se shkak për vdekjen e tij ishte koronavirusi, sëmundje të cilës 58 vjeçari nuk ka mundur t’ia dalë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2019, ku Todi Lera vrau bashkëshorten e tij Eva duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.
Pas krimit ai tentoi të vriste veten duke u arrestuar ndërkohë nga policia. Lera kaloi disa javë në spital dhe më vonë u dënua për vrasjen e bashkëshortes.
Mësohet se ai u infektua dy javë më parë me koronavirus në burg dhe përkeqësimi i gjendjes bëri që të shtrohej në spital, ku edhe humbi jetën
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.