Një studim i realizuar në shkollën për higjienë dhe mjekësi tropikale në Londër, ka zbuluar se varianti i ri i coronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, është për 56 për qind më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm tek të tjerët.
Siç raporton Forbes, sipas një ekipi të shkencëtarëve, me këto shifra situata në mënyrë dramatike mund të përkeqësohet me pandeminë e coronavirusit.
Megjithatë, kanë theksuar se është për 70 për qind më pak infektues sesa që kryeministri britanik Boris Johnson, pati deklaruar kohë më parë.
Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimi kanë njoftuar se masat e kufizimit dhe bllokadat që janë vënë në Britani të Madhe, mund edhe të mos ndalin përhapjen e mëtejme të coronavirusit.
Besohet se varianti i ri i coronavirusit është “përgjegjës” për rritjen enorme të rasteve të reja me COVID-19 në Britani të Madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.