×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Blendi Fevziu flet për Albin Kurtin: “Është një kafshë politike”

    Reporteri
    26 Dhjetor 2020 | 8:53

    Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu beson se shumicën e votave në Kosovë e ka Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar prej Albin Kurtin.


    I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Fevziu e ka konsideruar Albin Kurtin si një “makinë politike të jashtëzakonshme”.

    Sipas Blendi Fevziut, gabimi i Albin Kurtit është tendenca majtiste e tepruar, që sipas tij, nuk funksionon në Kosovë.

    “Besoj që Kurti është në mënyrë absolute parti e parë në Kosovë. Albin Kurti ka një fushë gati të zbrazët në politikën e Kosovës për momentin. Që Albin Kurti është parti e parë në Kosovë, këtë nuk e diskutojmë dot më. A do jetë Albin Kurti të hapë një epokë të tijën përpara, kjo është vështirë të thuhet. Dilema e Albin Kurtit është kjo: Është partia më e votuar në Kosovë, është parti e madhe, është një prej njerëzve që në gjykimin tim është një kafshë politike në kuptimin pozitiv të fjalës. Është një makinë politike e jashtëzakonshme. Është nga politikanët më të vjetër në Kosovë, ka qenë aktiv që në vitin ’96. Gabimi i Kurtit, në gjykimin tim, është një tendencë majtiste e tepruar që nuk funksionon në Kosovë. Kjo tendencë majtiste nuk e ka lejuar Albin Kurtin të hapë një epokë. Sepse Kosova ka pasur epokën e Ibrahim Rrugovës”, është shprehur Blendi Fevziu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!