×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektohet me COVID zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 9:37

    Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është infektuar nga koronavirusi. Është vetë ai që e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.


    Edhe familja e tij është prekur nga koronavirusi. Ata janë konfirmuar pozitiv ditën e djeshme.

    Petro Koçi shkruan se ka pasur disa simptoma si kollë të fortë, temperaturë dhe këputje trupi.

    Së fundmi ai u bën thirrje të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me të në 4 ditët e fundit që bëjnë kujdes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!