Moti i keq ka përfshirë vendin që prej orëve të pasdites së të shtunës, ndërsa është pezulluar lundrimi në Vlorë.
Autoriteti Portual Vlorë bën me dije se nuk do të lejohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit.
Sipas njoftimit, këto kushte atmosferike do të jenë prezente në vend për disa ditë, ndërsa një përmirësim i motit do të vihet re më 30 dhjetorë, në orët e mbrëmjes.
Njoftimi:
Ne baze te parashikimit te kushteve hidrometeorologjike per 72oret e ardhshme ne portin e Vlores dhe jashte saj per datat 27-28-29-30.12.2020 do te jene si me posht : era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores;
era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft 10-15m/s deri 7-8bft 15-20m/s jashte.
Permiresimi i kushteve hidrometeorologjike do te jete ne daten 30.12.2020 mbas ores 22:00.
Jane pezulluar lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.