Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk është kontaktuar drejtpërdrejt nga Lutfi Haziri që ajo të mbetet në LDK, por kjo ka ndodhur sipas saj përmes njerëzve të tjerë.
“Nuk ka qenë një thirrje e drejtpërdrejtë siç po thua ti, ka halla e ka dajt pak (e ka sjellë), por jo kështu drejtpërdrejt”, ka thënë Osmani, në një intervistë për kallxo.com, shkruan Reporteri.net.
E pyetur për mundësinë që Haziri t’i bashkohet Iniciativës së saj, Osmani tha nuk ndodh kjo.
“Jo për shkak se ka qenë shumë i qartë, që do të vazhdoj aty (LDK)”, tha Osmani.
“Nëse hiqet Kryesia e LDK-së. Le të largohen edhe ejani e flasim më pas. Nëse ndodh një ndryshim i tillë, por nuk ndodh, është situatë e pashpresë”, ka thënë Osmani. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.