Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur të hënën mbrëma në rrugët e Kosovës.
Në rrugën Pejë-Rozhajë janë aksidentuar dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Po ka ndodhur një aksident trafiku në ora 20:40 në rrugën Pejë-Rozhajë në mes dy veturave, me ç’rast kanë lënduar katër person të cilët janë dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës. Dy prej tyre pas kotrollit janë liruar në shtëpi, dy të tjerë gjenden ende në trajtim mjekësorë por janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se hetuesit e trafikut rajonal kanë dale në vendin e ngjarjes.
Kujtojmë se sonte ndodhi një aksident i rëndë trafiku në fshatin Arllat të Malishevës ku mbeti i vdekur një person.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.