Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka bërë një reagim të ashpër ndaj zv.kryeministrit të këtij vendi, Dritan Abazoviqit, duke e akuzuar si “gënjeshtar” dhe “shërbëtor të nacionalizmit serb”.
Abazoviq kishte bërë koalicion me partitë opozitare pro-serbe në një lëvizje shumë të komentuar edhe në Kosovë.
Ndërkohë që Gjukanoviq, i cili nga opozita akuzohej si i korruptuar ka qenë vazhdimisht politikan pro-perëndimor dhe që ka ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi e miqësie me Republikën e Kosovës.
Abazoviq së fundi ka bërë një pretendim se Gjukanoviq ka fshehur një pjesë të pasurisë së tij, një pretendim ky që del i pavërtetë.
“Abazoviqi ka gënjyer mbi gjashtë herë për mua. Por e mira e kësaj është se u gjet lehtë dhe shpejt,” tha z.Gjukanoviq.
Ai po ashtu akuzoi malaziasin me origjinë shqiptare se po i shërben nacionalizmit serb – i cili nacionalizëm vazhdon ta rrezikojë qenësisht Pavarësinë e Kosovës.