Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija po synon që të bëhet deputet i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Haraqija pritet të jetë në listën në listën për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.
Në një prononcim, Haraqija ka thënë se është i gatshëm për një garë të tillë, por që siç ka thënë ai, ky vendim varet edhe nga organet tjera të LDK-së.
Në momentin që do të zyrtarizohet si kandidat, Haraqija është shprehur i bindur se do ta fitojë ulësen e Kuvendit të Kosovës.
“Unë jam i gatshëm, por kjo nuk varet nga unë, por nga organet e partisë, dega, këshilli i përgjithshëm dhe kryesia e LDK-së. Nëse jam kandidat me siguri që do ta fitoj garën për t’u bërë deputet. Kam humbur betejën, por luftën kurrë”, është shprehur Haraqija për GazetaBlic.
Se që do t’i rikthehet politikës Haraqija e pati thënë disa herë nëpër televizione.
Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.Osmani po ashtu ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.