×
  • Lajme
  • Lajme

    Bizare: Kosovari rrah nënën dhe e përzë nga shtëpia – ajo përfundon në spital

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 11:26

    Të enjten është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë rrahur nënën e tij, dhe më pas ta ketë përzënë nga shtëpia atë dhe vëllanë e vet.


    “Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Reporteri.net.

    “Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari ka probleme psikike dhe i njëjti kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllanë”, thonë Policia tutje.

    Rasti ka ndodhur në Klinë dhe për të është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili pas intervistimit ka vendosur që ta dërgojë në mbajtje për dy ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!