×
  • Lajme
  • Botë

    Protestat në SHBA, vdes edhe polici i Kongresit

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 11:27

    Një punonjës policie ka humbur jetën pas plagëve të marra nga protesta e të mërkurës, ku mbështetësit e Presidentit në largim, Donald Trump hynë në Kapitol për të ndërprerë procesin e certifikimit të demokratit Joe Biden si President të SHBA.


    Lajmi është konfirmuar nga Policia, sipas së cilës oficeri Brian D. Sicknick vdiq rreth orës 21:30 të së enjtes.

    “Agjenti Brian Sicknick ishte duke iu rezistuar përplasjeve të mërkurën e 6 janarit në Kapitol dhe u plagos, ndërsa po kundërshtonte fizikisht demonstruesit” –thuhet në deklaratëne Policisë.

    Ai humbi ndjenjat pasi u kthye në zyrën e tij të divizionit dhe u dërgua në spital, ku më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Sicknick iu bashkua Policisë së Kapitolit në vitin 2008.

    “I gjithë departamenti shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e oficerit Sicknick për humbjen e tyre dhe vajton humbjen e një miku dhe kolegu”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kapitolit.

    Në protestat e së mërkurës në Kapitol humbën jetën edhe 4 persona të tjerë, ndërsa sipas burimeve për mediat amerikane raportohet që 60 oficerë policie pësuan lëndime.

    Protesta u zhvillua pas thirrjes së Trump, i cili u shpreh se zgjedhjet e nëntorit janë vjedhur. Kjo thirrje bëri që shumë qytetarë të mblidheshin duke shkaktuar akte dhune dhe “pushtuar” Kapitolin.

    Kjo ngjarje shokoi gjithë botën, ndërsa shumë liderë e kanë cilësuar si sulm ndaj demokracisë. Një ditë pas protestës, Biden u certifikua nga Kongresi si President i SHBA, ndërsa Trump u zotua se më 20 janar do të ketë trazicion të qetë të pushtetit. Po ashtu, Trump ka dënuar aktet e dhunës të mbështetësve të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!