×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e hëna, Malisheva me targa 04

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 12:32

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot në Malishevë do të promovojë kodin 04 për targat e kësaj komune.


    Veliu do të takohet me zyrtarët e Komunës sot, në ora 15:00, në zyrën e Kryetarit të Komunës.

    “Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se, që nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04, një kërkesë kjo e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune”, thuhet në një komunikatë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!