Ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë sot se pas reshjeve në Kosovë ka kërkuar ngritjen e gatishmërisë në nivel kombëtar të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.
Veliu përmes Facebook-ut ka thënë se janë duke e përcjellë më vëmendje të shtuar gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut.
“Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave. Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll. AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete. MPB do të informoi qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale”, ka thënë ai.
Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.